MN | Përleshje jashtë stadiumit pas ndeshjes, 50-60 ultras kroatë tentuan sulmin ndaj Curva Sud por plani i shkoi keq (VIDEO)

Ka pasur përplasje mes tifozëve të Milan dhe Dinamo Zagrebit pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve në San Siro. Tifozët e Dinamos – te cilet ishin rreth 4 mije qe udhetuan nga Kroacia – dje kane qene te shoqeruar nga policia.
Fillimisht ata kane marshuar drejt stadiumit duke bere kore te ndryshme dhe pershendetje fashiste, policia i ka shoqeruar dhe madje ka arrestuar diten e djeshme 14 prej tyre qe kishin tymues, leva dhe th*ika neper duar.
Ne stadium nuk pati trazira dhe gjithcka shkoi sipas planit publik te hartuar nga forcat e rendit, por jashte stadiumit ndodhi konfrontimi. Sipas MilanNews, jashtë stadiumit telashet shkuan përtej bilbilit të fundit.
Një grup prej rreth 50-60 tifozësh të Dinamo Zagreb – pa pankarta ne duar dhe te veshur me te zeza – u shkëputën nga kortezhi i tifozëve kroate qe kishin udhetuar, me qëllimin për të nisur një pritë ndaj tifozëve të Milanit në Piazza Axum.
Pasi arritën atje, tifozët kroatë u ballafaquan nga ultrasit e Milanit, Curva Sud, dhe pas një beteje të shkurtër në të cilën moren disa goditje dhe u rrahen keq, ultrasët e Dinamos u detyruan të tërhiqen dhe te ikin me vrap me pas duke u bashkuar me turmen e tyre.
14.09.2022, Milan🇮🇹 vs Dinamo Zagreb🇭🇷, – 13 Croats arrested, street vendor injured from getting hit with stick by Curva Sud (Milan) https://t.co/Fjy3xrmcco pic.twitter.com/UJoQ3F6nhV
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) September 15, 2022
Policia nderhyri ne vend por sherri ishte ftohur ne ate moment. Kalimtaret e rastit u tremben jo pak duke qene se kishte edhe familjare e femije qe dilnin nga stadiumi dhe pane kete dhune te panevojshme jashte stadiumit.
Che fossero una tifoseria di merda l’avevamo capito, ma andare con bastoni e roba simile (credo) ad assaltare fuori dallo stadio è roba da decelebrati.
Spero nella #curvasud che a Zagabria dimostrino cosa siamo noi milanisti#MilanDinamozagreb pic.twitter.com/vfAZfxbrC2
— Diego 🏆🇮🇹 (@diegographics27) September 14, 2022



