Moratti i zhgënjyer nga Interi: Milanit i dhuruam tashmë një Scudetto, do ta bëjmë prap?!

Interi – prej dy vitesh rivali i Milanit ne garen per Scudetto – sigurisht po kalon një moment negativ, me dy humbje në dy ndeshjet e fundit të Serisë A. Pas humbjes së papritur ndaj Udineses në Friuli, mbërriti edhe ajo në San Siro ndaj Romës së José Mourinhos.
Si Simone Inzaghi ashtu edhe lojtarët janë nën aktakuzë. Tifozët janë të zemëruar edhe me pronën, e përfaqësuar nga presidenti Steven Zhang, dhe me menaxhmentin. Massimo Moratti foli në La Politica nel Pallone për të thënë fjalën e tij për momentin negativ të Interit:
“Duhet të fitosh që të ngrihesh në këmbë. Receta është të kesh shumë krenari dhe dëshirë për të luajtur për një ekip të njohur në të gjithë botën. Ju duhet të ndjeni peshën dhe forcën e mbrojtjes së kësaj fanelle. Jemi në fillim, në mes të kampionatit ndoshta problemet e tanishme janë zgjidhur. Interi është në gjendje të keqe, por distancat janë ende të vogla”.
Ish-presidenti dhe pronari i Interit shtoi edhe një konsideratë tjetër për luftën për fitoren e kampionatit: “Ne i dhuruam kampionatin Milanit vitin e kaluar, do të donim te mos e bënim dy herë radhazi”.
Moratti është ndër ata që besojnë se skuadra zikalter i dha skudeton e fundit Milanit… Por ne e dimë mirë se grupi i Stefano Piolit e meritonte absolutisht atë triumf dhe se kryesoi 22 jave kampionatin nga 38 te ne total dhe ishte perfekt fazen e dyte… Moratti ka memorie te shkurter!



