“Mos më bo mu si papagalli o shoku polic” Mziu bën “spektakël” me Ndreun

Në Komisionin e Reformës Territoriale të zhvilluar ditën e sotme, Xhelal Mziu është kapur me fjalë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Me tone të larta, Mziu iu drejtua duke i thënë mos marrë rolin e policit. “Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja.

Mos kalo në rolin e policit tani. Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ti.

O shoku Pjerin…shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë, vazhdoi ai.

Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme. A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar?

Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit”, tha ai.