Motra e Bes Kallakut ka ditëlindjen, dy vajzat i bëjnë surprizën e bukur direkt në emision (video)

Ana Kallaku, moderatorja e emisionit “Jeto me Orën” në RTV ORA sot feston 30 vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes ajo është suprizuar nga 2 vajzat e saj.

Në momentin që po përfundonte emisionin gjatë transmetimit live në monitor janë shfaqur dy vajzat e saj ku i kanë uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen zemra jonë”! “Gëzuar ditëlindjen të dua sa bota” Menjëherë pas videomesazhit ato e suprimuan dhe me praninë e tyre në studio ku erdhën me tortë në duar. Ana dhe 2 vajzat e saj i fikën qirinjtë bashkë.

Ana Kallaku, është tashmë një fytyrë publike. Moderatorja ka programin e saj “Jeto me Orën”, por nuk mund ta mohojmë se një pjesë e mirë e identifikojnë ende si motra e Bes Kallakut.

Sot për to është festë pasi Ana feston ditëlindjen. Patjetër që urimi i Besit nuk ka munguar dhe ishte ndër të parët.

Motra e Bes Kallakut ka ditëlindjen, dy vajzat i bëjnë surprizën e bukur direkt në emision (video)

“Urime ditëlindjen dashni gjaku”, ka shkruar ai shoqëruar me një foto me të motrën. Edhe ne i urojmë Anës të bëhet edhe 100 vjece.