“Mund ta kishte blerë Milani 10 mln euro por drejtuesit kishin një pengesë”

Milan vendosi të mos bëjë një lëvizje konkrete për yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, sipas ndërmjetësit Cristian Zaccardo. Calciomercato.com raportoi disa histori për ardhjen e gjeorgjianit në Serie A ne merkaton e verest, me drejtorin sportiv, Cristiano Giuntoli te Napoli, qe besoi fuqimisht se ai mund të zëvendësojë boshllëkun e madh të lënë nga largimi i Lorenzo Insigne.

Ai mbërriti nga Dinamo Batumi për 10 milionë euro, por Milani – në verën e vitit 2020 – testoi terrenin me agjentet e Kvaras pa nisur një ofertë konkrete për nënshkrimin e tij. Napoli besoi tek ai dhe tani ata po shijojnë një talent në ngritje, me tetë gola në 10 paraqitje deri më tani këtë sezon.

Ish-mbrojtësi i Milanit, Christian Zaccardo kishte një rol në marrëveshjen që bëri që Kvaratskhelia të shkonte në Itali pasi ai ishte një ndërmjetës në operacion dhe ai zbuloi disa histori se si përfundoi te Napoli.

“Stafi i Giuntoli dhe Micheli kishte intuitë dhe kurajo, me mbështetjen e nënpresidentit Edoardo De Laurentiis. Napoli u tregua i aftë në kohën e duhur: ekzistonte rreziku që Premier League t’i hidhte sytë nga Kvara, i cili gjithashtu ka qenë në syte e te gjitheve me kombëtaren gjeorgjiane për të paktën disa vjet” tha ai.

Por, pse nuk e mori Milani ose nje tjeter klub: “Te them te drejten, ndoqa vetëm negociatat me drejtuesit e Napolit, por nga ajo qe di eshte se klubet e tjera të mëdha si Milani dhe Juventusi, me Leao dhe Chiesa mendonin se ishin në rregull ne krahun e majte. Lojtari donte te luante jo te ishte rezerve e vazhdueshme”.