Muriqi i pagabueshëm, i shënon gol Valencias (video)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin në ndeshjen e Mallorcas ndaj Valencias në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Muriqi vuajti dy ndeshje suspendim shkaku i një kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Elches.

Megjithatë, me t’u rikthyer në fushë, ylli i Kosovës ka treguar se është lojtari kryesor i Mallorcas duke shënuar menjëherë gol.

Sulmuesi prizrenas gjeti rrjetën në minutën e 66-të duke shënuar nga penalltia për golin e barazimit 1-1. Me këtë gol, Muriqi arrin në kuotën e pesë golave në La Liga këtë sezon, nga vetëm nëntë ndeshje të zhvilluara.

Në një intervistë të gjatë me “Koha Shtesë”, në SuperSport, Muriqi rrëfeu dështimin e transferimit te Club Brugge dhe arsyen e nisjes së sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po ju shohim në formë te Mallorca, por edhe të lumtur… Faktikisht, kur në profesion ecën mirë, sigurisht që do të jesh i lumtur. Jam në Mallorca jo për qejf, por për profesionin dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Pata probleme te Lazio, ndaj jam shumë i lumtur tani. Kur njerëzit kanë besim tek unë, ndihem mirë dhe mundohem t’ua shpërblej.

Dukesh më i ambientuar me kampionatin… Prej janarit jam përshtatur shpejt. Fatmirësisht qëndruam në La Liga dhe ishte një shpërblim për mua që Mallorca kërkoi të më blinte. Kam kontrata katër-vjeçare.