Napoli synon fitoren në San Siro, ka 8 vjet që nuk njeh humbje! Ish-sulmuesi: “Po fluturoni! Do firmosja barazimin direkt. Ju flisni për Milanin sikur…”

Një sfidë për t’u përjetuar, një ndeshje që tashmë mund të japë indikacionet e para në garën e Scudettos. Il Giornale i kushton hapësirë të bollshme ndeshjes mes Milanit dhe Napolit: “Napoli, padron i Milanos, Milani duhet te jete i djallezuar që të mund ta ndalojë”, lexojmë.
Titulli i referohet numrave të Azzurrit në fushën e San Siros: “Kuqezinjte nuk kanë fituar në shtëpi ndaj napolitanëve që nga viti 2014”. Kanë kaluar pothuajse tetë vjet nga fitorja e fundit e Milanit në kampionat në shtëpi kundër Napolit.
Ishte 14 dhjetor 2014 dhe kuqezinjtë me trajner Pippo Inzaghi fituan ndaj Napolit me rezultatin 2-0 falë golave të Menez dhe Bonaventura. Megjithatë, fitorja e fundit absolute e Milanit në San Siro kundër napolitanëve daton në janar të vitit 2019, kur Milan fitoi në Kupën e Italisë 2-0 falë një dygoleshi të Piatek.
Emanuele Calaiò, ish-sulmuesi i Napolit, është shprehur në Tv Luna për ndeshjen Milan-Napoli duke dale jashte linjes se te tjereve dhe entuziazmit: “Po degjoj dhe lexoj shume eufori! Do të firmosja për një barazim në San Siro sonte sepse nuk do të jetë një ndeshje e lehtë aspak. Edhe Milani eshte në një moment të mirë dhe do të bëjnë maksimumin në shtëpi për të arritur rezultatin maksimal”.
“I kam pare me kujdes dhe mund te them se ndoshta po fluturohet shume me Napolin sepse eshte moment super por Milani eshte ekipi kampion dhe si i tille luan ne shtepi. Nuk them se nuk mund te fitoje Napoli por une sot hidhja firmen me 1 pike dhe do te isha super i kenaqur”.



