Ndahet nga jeta muzikanti i njohur i grupit Bon Jovi!

Muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë grupi i njohur me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Shkaku i vdekjes së John Such ende mbetet i panjohur, megjithatë grupi ka mbetur zemërthyer nga vdekja e basistit të parë të tyre.

“Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij. Ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur i grupit Bon Jovi! Ndahet nga jeta muzikanti i njohur i grupit Bon Jovi!