Ndërtimet pa leje: “Po u jepet mundësia që të pastrojnë para, me apo pa amnisti fiskale”

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho i ftuar në “Radari Informativ” në Abc ka folur për vendimin e fundit të qeverisë atë të sekuestrimit të ndërtimeve pa leje.
Kjo nismë parashikon që ndërtuesi ose ja fal qeverisë, ose e blen këtë pronë me çmim tregu.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi nëse ky vendim i qeverisë për tu dhënë këtë lloj mundësie këtyre ndërtuesve, u jep në të vërtetë “mundësira” të tjera.
Pra që të blejnë me çmim tregu ndërtimet pa leje që kanë ndërtuar vet,do u jepte mundësinë të pastronin paratë, Spaho tha se kjo është shumë e mundshme.
Sipas tij qeveria po u jep mundësinë klientëve të vet që me apo pa amnisti fiskale ata të pastrohen.
Lajmi ishte në të gjitha mediat para disa ditësh dhe pyeta në masë ishte: “ku ishit kur u ndërtuan”.





