Ndeshje çdo 3 ditë, kapiteni Calabria: “Nuk ka më stërvitje! Në Champions duhet harruar Serie A…”

Në mikrofonat e Milan TV, Davide Calabria foli për Salzburgun, kundërshtarin e Milanit në Champions League sonte: “Ata janë një ekip shumë i ri, por tashmë e kanë luajtur këtë kompeticion. Ata po bëjnë mirë në ligë, janë të përgatitur mirë dhe të stërvitur.

Do të na presë ndeshja e zakonshme e Champions League, pra me një ritëm të lartë, ndryshe nga ajo qe ndodh ne Serie A. Ata do të presin shumë, por ne kemi përgatitur kundër-lëvizjet e duhura. Duam ta nisim mirë rrugën tonë në Champions League.”

Për ndeshjet e shumta: “Duhet të jemi të mirë në menaxhim. Ju luani aq shumë lojëra sa praktikisht nuk stërviteni më. Jemi mësuar me këtë, futbolli tani është ky dhe duhet te pershtatemi”.

“Gjithmonë do të jetë e rëndësishme të rikuperojme shpejt sepse do të jetë një sezon i komplikuar dhe i vështirë. Do të ketë momente më të ndërlikuara, do të duhet të jemi të mirë për t’i menaxhuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Për derbin: “Ishte një ndeshje e mirë, e merituam të fitonim. Jemi të lumtur, por tashmë e kemi lënë mënjanë. Atë që donim të bënim, domethënë të fitonim, e bëmë, por tani jemi të fokusuar në ndeshje. kundër Salzburgut”.