NDODH EDHE KJO | Jorginho nuk e përmban të qeshurën kur e pyesin mbi penalltinë e akorduar (VIDEO)

Trajneri i Chelsea-t, Potter, pas ndeshjes se fituar ne Milano foli me mediat per episodin e penalltise dhe me pas per grupin. “Të kesh një të kuq dhe një penallti në atë moment është një situatë e rëndësishme. Është e qartë se ai episod ndikoi te Milani për sa i përket asaj që ata donin të bënin.

Dhe në çdo rast nuk ishte e lehtë të luash këtu edhe kundër dhjetë lojtarëve, edhe pse mendoj se gjithsesi do të kishim bërë mirë edhe njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë.

Arbitri ka marrë një vendim dhe ne vetëm mund ta pranojmë”. Sa e veshtire ishte të arrinit kreun e grupit? “Është e rëndësishme, por do të jetë më e rëndësishme në fund të grupit.

Tani shkojme në Salzburg. Kemi punuar shumë për krijimin e një grupi, për empatinë mes lojtarëve, sepse ka cilësi dhe kjo dallohet qarte”.

Por, eshte nje tjeter interviste ajo qe ka indinjuar tifozet kuqezi. Jorginho, futbollisti i Italise dhe dikur pjese e Serie A, i ngacmuar nga studio e Sky Sport nese ishte penallti ai episod (penallti qe me pas Jorginho shenoi gol) preu shkurt me nje te qeshur te ekzagjeruar:

“Per mua eshte penallti (qesh) Ndoshta nuk ishte kartoni i kuq, por penalltia qendron e gjitha (qesh serish)…”.