Në Angli janë të sigurt: Broja do të bëhet versioni i Ronaldo fenomenit te Chelsea

Armando Broja ka arritur që të shënojë golin e parë me Chelsea. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në përballjen me Wolves, duke nxjerrë një perlë të vërtetë nga repertori i tij. Ndërkohë në fundin e ndeshjes, Broja ia ka dedikuar këtë gol babait të tij që festonte edhe datëlindjen.
Mediat prestigjoze, “Goal”, shkruan artikullin: “Armando Broja do të bëhet versioni i Ronaldo fenomenit te Chelsea”.
Atje tregohet deklarata e dhënë nga sulmuesi disa kohë më parë, ku babai i tregonte video të ndryshme nga braziliani.
“Ai ishte lojtari i preferuar i babait tim, ende është lojtari i preferuar i babait tim. Ai e donte atë, e shikonte gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë donte që unë të luaja si Ronaldo fenomeni.
Më tregonte gjithmonë video në YouTube dhe ne uleshim e shikonim ndeshjet e tij. Kam parë shumë nga ndeshjet e Ronaldos dhe përpiqem të marr pak truke dhe gjëra që ai bënte. Babai im luajti një rol të madh në arritjen time deri këtu”, u shpreh Broja.
Sot Chelsea luan ndaj Milanit në “San Siro” në ndeshjen të vlefshme për Champions League dhe Armando broja pritet të ketë sërish disa minuta në dispozicion për të treguar vlerat e tij.





