“Në jug nuk hedhin shumë lekë në dasma”, flet këngëtari Spartak Xhaferraj (me emrin në sistemin MEMEX)

Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj, sot ka dhënë një super intervistë interesante. Ai është i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata” dhe ka qenë së fundmi në qendër të mediave, pasi emri doli në sistemin MEMEX.

I ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se do të hedh në gjyq portalet që kanë deformuar lajmin. Ndërsa më tej, këngëtari ka folur për muzikën, duke theksuar se vazhdon të këndojë në dasma. Ai ka veçuar se në Fier ka marrë më shumë para dhe ka pasur mikpritje më të mirë.

“Unë nuk është se kam dashur të bëj ndonjë këngë tjetër. Po është më mirë të hipësh mbi kalë dhe mund të rrëzohesh. Prandaj nuk bëra dhe këngë tjetër që të ruaja të njëjtin sukses”, u shpreh ai.

“Unë vazhdoj të jem këngëtar, më gjen gjithmonë me këngën e preferuar ‘qejf o qejf o qerrata’. Këto balluke më kanë ngrënë shpirtin mua. Thashë të ndryshoj ‘look-un’. Bëhet fjalë për pas 15 vitesh”, shtoi më tej.

“Ne të jugut nuk para hedhim lekë në dasma. Leku nuk tregohet një herë. Di të them vetëm kaq që në jug nuk hedhin, por kanë një zemër të madhe. Në Fier ja kam kaluar mirë. E kam thënë edhe më parë që në Fier konkurrohet si për mikpritje, ashtu edhe për atmosferë”, u shpreh këngëtari.

Më tej, Spartaku tha se pëlqen të pijë raki, por jashtë orarit të punës. “Në shtëpinë time rakinë e zien nëna. Unë gjithmonë e kam dashur 20 deri 21 për tu zier. Përsa i përket rakisë, nuk ka muzikant që nuk pi. Po unë në punë nuk pi se nuk ka dasmë pastaj. Unë xhelozinë nuk e kam përceptuar ndonjëherë si ashpërsi, është kujdes ndaj atij që do”.