‘Ne kemi magjistarin e Shqipërisë’! Në Angli mburren me yllin kuqezi

Jo vetëm Armando Broja, në Angli po shkëlqejnë edhe dy futbollistë të tjerë të Shqipërisë, megjithëse në liga më të ulëta. Bëhet fjalë për Anis Mehmetin dhe Armando Dobrën, që janë protagonistët kryesorë të ekipeve të tyre. Dobra u kthye nga një dëmtim që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për disa kohë.
Ky sulmues ndodhej në super formë, por sërish e ka gjetur veten te Chesterfield. Në ndeshjen e fundit kundër Anstey Nomads, Dobra arriti të shënonte me kokë. “Ne kemi magjistarin e Shqipërisë.
Është fantastike që ta shohësh Dobrën të kthyer në fushë dhe të shënojë në Emirates FA Cup”, shkruhet nga ana e klubit.
Nderrkohe Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë më League One në radhët e Wycombe Wanderers, skuadër me të cilën ka mundur të realizojë 6 gola në këtë sezon. Në javën e 13-të të këtij kampionati, 26-vjeçari, që luan si mesfushori me tipare sulmuesi realizoi golin e tretë dhe të fundit të skuadrës së tij në suksesin 3-1 ndaj Peterbourghut. Goli i 21-vjeçarit të Shpresave të Shqipërisë tundi rrjetën në minutën e 5-të shtesë.
Statistikat e publikuara në emisionin “Analizë Kuqezi” tregojnë se Mehmeti, përveçse ka shënuar më total 6 gola, ka dhuruar edhe një asist.
Ka mundur të realizojë 38% të aksioneve, duke qenë i saktë në 67% të pasimeve. Një e dhënë interesante është edhe përqindja e driblimeve të realizuara që shkon në 62%.





