Në momentin kulminant të karrierës, Don Xhoni merr vendimin e papritur por ama e bën si burrat

Ai arriti të bënte bujë në një kohë kur një pjesë e madhe e njerëzve ishin të mbyllur në shtëpi. Po flasim për Xhonatan Isufin, i njohur si Don Xhoni, i cili në kulmin e karrierës së tij ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.
Reperi ka vendosur të largohet nga menaxhimi i “Gjoni Black Ent”, ku pati edhe shpërthimin e madh. Mesa duket kjo ndarje nuk ka qenë konfliktuale, por është pranuar me konsensus nga dyja palët.
“Të nderuar dashamirës, desha t’ju informoj që me marrëveshje të dyanshme nuk jam më pjesë e labelit GjoniBlack Ent., i falenderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas.
Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory.
Ndryshe nga sa ndodh me shumë reperë që në raste të tilla thonë shumë akuza e kundërkuza për bashkëpuntorët e tyre, Don Xhoni jep shembullin si duhet të veprohet në këto raste.
Më herët kujtojmë që reperi i njohur u tregoi fansave të tij makinën më të re me një foto në Instagram. “He lm mbi tokë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku tregonte makinën e tipit BMW.







