Në verë i skadon kontrata me Juventusin, Di Maria flet për të ardhmen

Angel Di Marias do t’i skadojë kontrata me Juventusin në fund të këtij sezoni.

Ylli Argjentinas i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Paris Saint-Germain vitin e kaluar, pati paraqitje pozitive në ndeshjet e luajtura.

Ish lojtari i Real Madrit dhe Manchester United shprehet pozitiv për të vazhduar rrugëtimin e tij me “Bianconeri”.

Edhe pse Juventus pritet që sezonin e ardhshëm mos të marrë pjesë në Champions League, Di Maria shprehet se kjo është diçka që nuk ndikon negativisht për rinovimin e tij.