Nëna postoi një foto të vajzës por ndjekësit kuptuan se diçka nuk shkonte me vogëlushen

Kjo nënë ka postuar një foto të vajzës së saj në rrjetin social, duke mos vënë re se diçka nuk shkonte. Shumë herë postojmë foto, pa kontrolluar se çfarë fshihet pas apo duke injoruar komentet që mund të bëhen.
Kështu që Tara Taylor pa se kishte diçka të çuditshme në foto, por besoi se shkëlqimi që shfaqej në syrin e saj të majtë ishte vetëm një reflektim i blicit.
Miqtë e saj duke parë vogëlushen në foto kanë reaguar dhe kanë klikuar like, madje kanë lënë komente për bukurinë e saj. Por disa prej tyre panë diçka që askush nuk e kishte parë më parë.
Ata menjëherë i dërguan një mesazh nënës, duke i thënë se do të ishte mirë të shkonte te një mjek për të parë syrin e vajzës.
Tara vendosi të marrë këshillat e tyre dhe vizitoi një mjek me vajzën e saj. Minuta më vonë, pasi u kthyen rezultatet e testit, Reilly u diagnostikua me “Coats”.
Falë vëzhgimit dhe nxitjes së miqve të saj, problemi i vogëlushes u diagnostikua në kohë duke i shpëtuar syrin.





