Nese keni ruajtur një nga këto 10 celularë, ju mund të fitoni mijëra euro!

A e mbani mend herën e parë kur kishit në dorë një telefon celular?
Për ata që e kujtojnë, ishte viti 2000 kur nisi shitja në dyqane dhe tregun e zi në Shqipëri e telefonave celularë.
Të parët ishin ca Nokia, Ericsson dhe Motorolla.
Kur për herë të parë i patëm në duar, u çmendëm me mundësitë e reja që ata ofruan. Por, shumë shpejt, evolucioni i teknologjisë i bëri ata të duken të padobishëm.
Kështu që ato shpejt përfunduan në një dollap, ose në duart e një miku, apo të afërmi të cilët kishin mbetur “pa celular”.
Tani, këto telefona që konsiderohen antikë, po marrin jetë të re në sajë të Antech, një trend i ri në koleksionin e celularëve të vjetër.
Koleksionistët zakonisht kërkojnë modelin e parë të një kompanie, i cili përcakton një revolucion në historinë e telefonave celularë.
Shihni dhjetë më të shtrenjtët, sepse ndoshta e keni dhe ju një të tillë dhe mund ta shisni:
- iPhone 1 – 14,000 euro
- Motorola 8000x – 4,000 euro
- Nokia 7700 – 2.000 euro
- Mobira Senator NMT – 2,000 euro
- Komunikues Personal i IBM Simon – 2,000 euro
- Nokia Sapphire 8800 – 2,000 euro
- Technophone PC105T – 1,500 euro
- Orbitel Citiphone – 1.000 euro
- Telefoni Satelitor Ericsson R290 – 1,000 euro
- Rainbow StarTAC – 500 euro.



