Nesta: Pioli nuk gjen justifikime dhe e besoj, por ne që jemi jashtë mund ta themi…

Pas humbjes së keqe ndaj Chelsea, Milani tani pritet nga dy ndeshje të tjera të profilit të lartë: para rikthimit në San Siro kundër Bluve, të planifikuar për të martën më 11 tetor në orën 21.00, në fakt, kuqezinjtë do të përballen me Juventusin të shtunën ne San Siro në orën 18.00.

Alessandro Nesta, i cili foli për Prime Video pas ndeshjes Chelsea-Milan, foli për mungesat e shumta te Milani dhe për mënyrën sesi trajneri Stefano Pioli i ka shmangur:

“Pioli nuk kërkon justifikime, por me 5 nderrime zevendesimet bëjnë  diferencen.. Ai nuk kerkon justifikime por ata qe jane jashte Milanit ndoshta mund ta thone. Nese mungojne 5 lojtare titullare te Milanit nuk eshte sikur te mungojne ne nje skuader tjeter.

Kur luan ne kete nivel duhet te kesh gjithmone 11 titullare te forte sepse behet e veshtire te mbash ritmet pastaj”. Gazetari Paolo Condò gjithashtu foli per SkySport për grupin e Milanit: “Milan-Salzburg në San Siro do të jetë vendimtare; është e rëndësishme që Salzburgu të mos fitojë në Zagreb.

Një gare trepalëshe po afrohet për kualifikimin. Është e qartë se Milani tani do të duhet të përpiqet të mposhtë Chelsean në San Siro, por besoj se ai me të vërtetë vendimtar do të jetë ndeshja e fundit”.