Nevina Shtylla shpërthen në lot gjatë emisionit

Gjatë emisionit “E diell” në rubrikën “Just dance” një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen.

Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision duke u shprehur mirënjohës.

Ky moment e ka prekur edhe Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri. Me lot në sy ajo tha: “Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, duke i dërguar një puthje nga ekrani.

Teksa juria vazhdonte komentet për konkurrentët, Nevina me lot në sy tha me shaka se do ‘3 orë të marrë veten’.