Nga Instagrami i Cllevios vjen mesazhi se reperi është në grevë urie prej katër ditësh

Emri i Clleviot ka qenë ndër më të përfolurit ditëve të fundit, kjo pasi reperi pati një përleshje me reperin Noizy, shkak për të cilin edhe u arrestua pasi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Megjithëse ai ndodhet në burg momentalisht, në profilin zyrtar të Instagramit të Kleviol Ahmetit (emri i vërtetë) është publikuar një reagim duke thënë se po keqtrajtohet në paraburgimin në Fier.

Ai tutje thuhet se është në grevë urie për katër ditë si dhe mes tjerash nuk i jepet mjekim.

Postimi i plotë i publikuar ditën e sotme (e shtunë) në Instagramin e Cllevios:

Me urdhër të Arjan Hasanit, Fatos Likës dhe shefit të regjimit Mato Kleviol Ahmetaj po keqtrajtohet në paraburgimin e Fierit.

I burgosuri është me të vjella. Në grev urie për rreth katër ditë dhe nuk i jepet mjekim.

Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut.

Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabel. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ai ndodhet.

Nuk i jepet mundësia të ankohet në asnjë institucion.

SH.K.B.

Ministria e Drejtësisë

Gjykata e Krimeve të Rënda

Duhet të ndërhyjnë në lidhje me këtë çështje”.

Nga Instagrami i Cllevios vjen mesazhi se reperi është në grevë urie prej katër ditësh