NGA SPANJA | Milani futet në garën e ashpër për yllin e ri holandez!

Merkato ende ska nisur por zerat sigurisht qe nuk jane ndalur dhe keshtu qe janari afron pasi kete here me Boterorin ne mes do te kete me shume negociata por edhe rrezik cmimesh me te larta pas Katar 2022.
Milan është një nga skuadrat që kanë regjistruar një interes për nënshkrimin e Cody Gakpo nga PSV Eindhoven, sipas një raportite publikuar nga Fichajes.net qe raporton se gjithashtu Real Madridi po ndjek nga afër situatën e Gakpo-s pasi ai vazhdon formën e tij të shkëlqyer nga sezoni i kaluar duke qenë se ka shënuar 12 gola dhe 8 asistime mes Eredivisie dhe UEFA Europa League në sezonin 2022-2023 deri më tani.
Paraqitjet e tij duket se sugjerojnë se ai nuk do të vazhdoje te luaje te PSV për një kohë të gjatë, por pritet që transferimi i tij eventual të kalojë 50 milionë euro dhe janë tre klube që do të konkurrojnë me Real Madridin për nënshkrimin e holandezit.
Klubi i parë është Manchester United, dhe Gakpo ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Erik Ten Hag, i cili e njeh mirë që nga koha e tij si trajner i Ajax-it në Eredivisie. Një lëvizje nuk u materializua gjatë verës, por ata do të rikthehen.
Leeds United është një tjetër skuadër që është e interesuar për 23-vjeçarin që mund të zbarkojë në Elland Road për të zëvendësuar Raphinha-n, i cili bëri lëvizjen te FC Barcelona gjatë verës.
Së fundi, raporti thekson se Milani po ndjek gjithashtu zhvillimin e Gakpo dhe mund të përpiqet ta nënshkruajë atë që në janar ose madje të bien dakord për një marrëveshje para kësaj, duke qenë se një paraqitje e mirë në Kupën e Botës në Katar do të rriste ndjeshëm çmimin e tij.



