Një burrë me aftësi të kufizuara i jep fund jetës në Vlorë. Ngjarja e ndodhur në orën 12:00 po hetohet
Aktualitet
7 muaj më parë

Një ngjarje e trishtë është raportuar në Vlorë, ku një person, “ka mbyllur hesapet” me jetën në mënyrë të shpejtë.
Siç bëhet me dije, në lagjen “Pavarësia” të qytetit, 54-vjeçari L.B, i ka dhënë fund jetës duke përdorur një ar!më.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, e ndërsa burri ishte person me aftësi të kufizuara.
Grupi hetimor, siç ndodh shpesh në këto raste, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet në ćfarë kushtesh jetonte burri dhe çfarë familjarësh kishte. Shpesh veprime të tilla janë pasojë e një dēshpērimi të madh.
Kushtet ekonomiko-sociale i çojnë njerëzit drejt vendimeve drastike. Këta njerëz kanë nevojë për vëmendje të shtuar dhe konkrete.





