Një familje në Tiranë shpenzon të paktën 1 milion lekë në muaj, më pak harxhojnë në Dibër dhe Kukës

Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje shqiptare janë rritur 1.3% krahasuar me vitin 2020. Në 2021, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje shqiptare ishin 84.548 lekë, ndësa në 2020 ishin 83.475 lekë.

Qarku i Tiranës ka patur shpenzimet mesatare më të larta nga qarqet e tjera, ku një familje shpenzon 99.416 lekë në muaj. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e ka qarku i Vlorës me 4.2%.

Në vendin e dytë qëndron Korça me 83.591 lekë dhe më pas Fieri me 80.752 lekë në muaj për familje. Dibra dhe Kuksi janë qarqet me nivelin më të ulët të shpenzimeve mujore ku përkatësisht harxojnë Dibra 72.048 dhe Kuksi 71.636.

Një familje në Tiranë shpenzon të paktën 1 milion lekë në muaj, më pak harxhojnë në Dibër dhe Kukës

Një familje në Tiranë shpenzon të paktën 1 milion lekë në muaj, më pak harxhojnë në Dibër dhe Kukës

Sa më shumë fëmijë, aq më shumë shpenzime për arsim Në 2021, në NjEF-të e përbëra nga dy të rritur pa fëmijë në varësi, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 45,4 %, krahasuar me tipet e tjera.

Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të NjEF- ve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë, 7,0 %.

Në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë, krahasuar me tipet e tjera. Në NjEF në përbërjet e të cilave ka fëmijë janë shënuar peshat më të larta për grupin “veshje dhe këpucë”.