Një monument 20 metra i lartë për nder të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (UÇK) është ngritur në fshatin Likovë
Aktualitet
11 muaj më parë

Likovë, 2 maj – Një monument 20 metra i lartë për nder të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (UÇK) është ngritur në fshatin Likovë të Kumanovës. Inaugurimi do të bëhet të martën (sot), më 2 maj, në 21-vjetorin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pikërisht në këtë komunë.
“Atë që dëshmorët dhanë për lirinë tonë, sot ngrisim Kullë përkujtimore për t’i përkujtuar gjithë jetë veprën e tyre heroike. Kulla përkujtimore për 2 Maj do të jetë gati për përurim. LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT,”- ka shkruar kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi në rrjetet e tij sociale.
Deri më tani bëhet me dije se monumenti në formë obelisku, në krye të të cilit është shqiponja dykrenore shqiptare ka kushtuar gjithsej 210 mijë euro.





