“Një nga më të talentuarit që kam parë, por koka i merte erë…! Tani Pioli e ka në dorë më të pjekur”

Milani ka bere disa afrime kete vere dhe disa prej tyre përfaqësojnë baste vërtet interesante. Një prej tyre është me siguri Sergino Dest. Drejtuesit e kuqezinjve morën amerikanin nga Barcelona në diten e fundit per te zevendesuar Alessandro Florenzi.

Në këtë mënyrë Stefano Pioli u rikthye për të pasur dy zgjidhje për krahun e djathtë dhe në ndeshjen e parë të Champions League e përdori menjëherë, duke e futur në minutën e 57-të të ndeshjes ndaj Salzburgut.

Te Gazzetta dello Sport flet mirë një trajner që e ka parë të rritet dhe që ia njeh përmendësh cilësitë: “Sa telashe na futi…”, shpjegon menjëherë ish-trajneri i tij Gery Vink, duke nënvizuar mungesën e qëndrimit të duhur brenda grupit dhe per te mos respektuar rregullat. Ky është mendimi i tij i parë, pasi e stërviti midis 15 dhe 17 vjec, kur ishte një yll i padisiplinuar dhe i talentuar.

Vink shpjegon: “Milani ka bërë një goditje të mirë. Dest është një nga mbrojtësit më teknikë në qarkullim: ai mbulon të gjithë krahun dhe arrin fundin me vazhdimësi. Nën drejtimin tim ai ka luajtur kudo: qendërmbrojtës, mesfushor, sulmues i dytë, mesfushor sulmues. Ai ishte edhe me i dalluar se Sven Botman”.

Vink vazhdon: “Nuk shquhej për sjellje. Më inatosi që nuk më dëgjoi. Ishte talenti që e shpëtoi. Nga pikëpamja teknike është një nga më të miret që kam parë ndonjëherë, por mendërisht ishte në vështirësi. Shumë probleme, shumë grindje dhe më pas ai u përgjum në talent. Gjithmonë i kam thënë se duhet të përpiqet më shumë”.

“Tani ai është një Sergino ndryshe, më i qetë, ai thjesht mendon të japë më të mirën e tij. Historia e tij është e çuditshme. Kam parë shumë të humbur në akademitë e të rinjve. Me të ishte e kundërta.

Pioli mund të ndihet rehat sepse do t’i mare me te miren djaloshit”, siguron ish-trajneri. Dest bëri 38 paraqitje dhe 2 gola për Ajaxin midis 2018 dhe 2020 dhe 73 paraqitje dhe 3 gola për Barcelonën midis 2020 dhe 2022.