Noizy jep njoftimin e papritur, do largohet 1 javë nga të gjitha rrjetet sociale! Ja arsyeja

Noizy ka bërë së fundmi një njoftim për fansat. Përmes Instagramit, ku ndihet nga afro dy milionë njerëz, ka bërë me dije se do të tërhiqet për pak kohë nga rrjetet sociale.

Ai thotë se po punon me albumin e ri të quajtur “Alpha”, pas koncertit që organizoi në muajin gusht në Tiranë. “Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.

Kujtojmë që reperi e cilësoi koncertin si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij ndërsa do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme. Siç tha ai, ka shpenzuar mbi gjysmë milionë euro për këtë koncert madhështor.

Noizy jep njoftimin e papritur, do largohet 1 javë nga të gjitha rrjetet sociale! Ja arsyeja

Noizy ka qenë mjaft i komentuar për sukseset muzikore por sa i përket jetës personale, ai është munduar të tregohet sa më hermetik. Së fundmi, reperit i kanë zbuluar një sekret. Eraldo Rexho ka publikuar një rubrikë në “Instagram”, ku pyet ndjekësit: “Po sikur të flasim këtu, për ca të doni ju”.

Mirëpo, dikush ka pasur kuriozitet të madh për Noizy-n. “Ka të dashur Noizy?”, ishte pyetja që bëri ndjekësi. Por si iu përgjigj gazetari? “Ka derri, po s’tregon”, shkroi ai.

Kujtojmë që gjatë një interviste që dha më parë për “Abc e pasdites”, Noizy tha se martesa nuk është në planet e afërta.