NOTAT E NDESHJES | Dest, Ballo-Toure dhe De Ketelaere “fantazma”, shpëton vetëm Kalulu. Bennacer dhe Tonali pa pika orientimi

Chelsea ka arritur të fitojë ndaj Milanit në Stamford Bridge. Golin e parë anglezët e gjetën në minutën e 24-të me anë të Fofana pas një rrëmuje në zonën e Milanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ku nuk munguan as katër kartona të verdhë.

Pjesa e dytë filloi menjëherë në favorin e Chelsea, ku në minutën e 56-të ishte Aubameyang që shënoi pas një asistimi të James. Ky i fundit, arriti të gjente rrjetën pas asistimit nga Sterling, duke goditur fuqishëm topin dhe Tatarusano nuk pati mundësinë për të shpëtuar rrjetën.

Tatarusanu 5: shfaqet me një pritje të mirë ndaj Mount dhe devijon goditjen me kokë të Thiago Silvës mbi traversë. Më pas, në të tre golat e Chelseat-it, ai me siguri mund të kishte bërë më shumë, me atë të James që mbërriti – edhe pse me goditje të fortë – në shtyllën e dyte.

Dest 4: shkërmoqet në një ndeshje të rëndësishme. I pasaktë, i pavëmendshëm në mbulim, Childwell ose kushdo që kalon në zonat e tij vuan e ka teper te lehte te depertoje dhe te hape me pas lojen per ne qender.

Kalulu 6.5: më i miri i Milanit, pa asnjë dyshim. Ai thyen sulmet e Aubameyang dhe Sterling, ndalon Jorginho dhe përpiqet të vendosë arna ku të tjerët lënë humnerë në anijen e Milan sonte. Ne pjesen e pare ben nje nderhyrje profesori!

Tomori 5: kthim i befasishëm nga Empoli që e bën të rikthehet në paraqitjet e këtij sezoni, të cilat nuk e shohin aq të shkëlqyer si vitin e kaluar. Mbulimi i Aubameyang eshte pasqyra e mbremjes se tij sonte. Ende jo ne nivelet e duhura.

Ballo-Touré 5: fillon me një karton që e frenon. Dembel si në golin e dytë, kur i lejon Xhejmsit të kalojë pa presion, ashtu edhe në të tretin kur 24 i bluve e djeg dhe më pas shenon. Asgje per te mbajtur mend, shume gjera per t’u harruar..

Bennacer 6: kapiten për herë të parë, nuk do të jetë një ndeshje për t’u mbajtur mend për rezultatin ku ai përpiqet, në çdo mënyrë, të gjejë çelësin e skuadrës. Por problemi është se shumë vuan nga fiziku (nga 72′ Pobega pa note: futet atehere kur ndeshja ka mbaruar dhe thjesht duhet te vije fundi)

Tonali 6: bashkëkapiten i një Milani që në prani të një Chelsea që po kalon një transformim, nuk gjen ritëm në lojërat e duhura dhe ne manovrat e para ne Itali. Sandro shpesh detyrohet të luajë mbrapa për shkak të natyrës statike të shokëve të tij dhe kjo dallohet ne shume raste.

Krunic 5: loja e tij është e rënduar nga kartoni që merr pothuajse menjëherë, por në përgjithësi është më pak grintoz se herët e tjera. Kur loja thuajse mbyllet, Pioli e heq atë. (nga 64′ Gabbia pa note: pas 3-0, Chelsea ul ritmet dhe ben zevendesime ndaj nuk ka shume rreziqe)

De Ketelaere 4: natën në të cilën shumë prisnin një kërcim në cilësi, është tmerrësisht zhgenjyes! Nje rast ka Milani dhe ate e ka pikerisht ai por ja jep ne dore Kepas! Duket problem psikologjik. Do ta shtyjë Piolin të reflektojë per titullaritetin (nga 64 ‘Rebic 5.5: futet per te dhene dore ne sulm, por zere se nuk futet fare)

Leao 6: del duke tundur kokën, shenjë se sa shumë donte të luftonte deri në fund, por të shtunën është Juventusi dhe duhet një Rafa i frymëzuar dhe me i shlodhur atletikisht. Gjithashtu sepse është i vetmi që ka gjetur vrima në mbrojtjen e Chelseat, duke bërë asistimin që De Ketelaere shpërdoron. (nga 72′ Brahim Diaz 6: nuk eshte fenomen, por të paktën hyn në fushë me dëshirën për të bërë diçka edhe pse ndeshja ka mbaruar)

Giroud 5: i humbur i izoluar në kafazin e Londrës. Skuadra nuk e mbështet, ai përpiqet të barazojë lojën, por Thiago Silva është në një nga ato mbrëmje ku i heq edhe pikën e fundit të shpirtit. (Nga 72’ Origi 5.5: nuk është e lehtë të futesh pas nje demtimi te gjate ne nje ndeshje qe ka mare drejtimin)

Pioli 5.5: humbje e keqe në rezultat, por me siguri nuk mund t’i pëlqente qëndrimi mendor i skuadrës ndaj një loje tashmë plot gracka për trimërinë e kundërshtarit. Të shtunën me Juventusin duhet një reagim i shpejtë, me një Theo shtesë në motor, që nuk është një lojtar i parendesishem.