NOTAT E NDESHJES | Sulmi totalisht fantazmë, shifra alarmante në 98 minuta… Maignan lider. Pioli ngatërron gjithçka

Milannews ka perpiluar notat e ndeshjes Sassuolo-Milan e mbyllur 0-0, pasi Mike Maignan priti edhe penallti ne 45′ e para. Kuqezinjte jane shfaqur apatike dhe vetem nje goditje ne porte, ajo e Pobega ne 98 minuta!

Maignan 7: përfundon në barazim veçanërisht sepse Magic Mike shpëton penalltinë e Berardit, duke parahsikuar trajektoren e topit dhe duke e pritur atë në mënyrë që askush të mos e mberrije me topin…

Florenzi 5.5: përfundon ndeshjen me një problem muskulor në përkuljen e kofshës së majtë, por pjesa tjetër e paraqitjes së tij nuk ishte pozitive. Bashkefajtor me Saelemaekers te penalltia e shkaktuar.

Kjaer 6.5: 79 minuta punë e shkëlqyer për danezin, i cili u rikthye në fushë pas 272 ditësh. Hapjet e tij janë gjithmonë të sakta dhe mbylljet janë të sakta. Ngre flamurin e bardhë sapo ndjen siklet në kofshën e djathtë. (nga 79 ‘Kalulu pa note).

Tomori 6.5: kufizon pa shumë vështirësi Pinamontin, i cili endet në kërkim të hapësirës mes tij dhe Kjaerit. Kërkon gjithashtu sulme me topa te gjate por shumica jane pa adrese.

Theo Hernandez 6: Arrin mjaftueshmërinë për diagonalen mbrojtëse ndaj Alvarez në pjesën e dytë, por bën pak në fazën e shtytjes. Kartoni i pjeses se pare e ngadalëson shumë performancën e tij.

Pobega 6: në fillim si titullar bën disa gjëra të mira. Topi i parë me të cilin ai tenton të fusë në portë Giroud është shumë interesant. Nuk duket keq. (nga 60′ Tonal 6: sjell pak më shumë siguri në mesin e fushës).

Bennacer 6.5: Padyshim më i miri në fushë. Ai prek një sasi të pafund topash, gjithmonë përpiqet të hapë në dy fazën e moszotërimit të Sassuolo-s. Por sot ai predikon pak në shkretëtirë sepse nuk ka asnje afer.

Saelemaekers 5: nuk gjen nje krosim, ai ia del mbanë vetëm në një driblim fitues dhe më pas shkakton, në mënyrë shumë naive, penalltinë që Maignan shpëton më pas ndaj Berardit. Me pak fjalë, një shfaqje për t’u harruar. (nga 60′ Messias 6: shumë më mirë se Saelemaekers. Vlen të përmendet diagonalja me të cilën mbyll rrugën për golin e Rogerio).

Brahim Diaz 5: defekti më i madh, që përcakton më pas votën, është menaxhimi i tranzicionit në fund të pjesës së parë ku doza e pasimit për Florenzin është e gabuar, duke lejuar kështu Sassuolo të kthehet dhe të mbrojë më mirë porten e Consigli. (nga 60′ De Ketelaere 5.5: sigurisht që pritej diçka më shumë prej tij, sidomos pas një ore. Nuk mund të japë ate gje më shumë ne kete ndeshje).

Leao 5.5: shpresa është që ai të gjejë gjithmonë një lojë vendimtare. Mungoi një gjuajtje në pjesën e parë. Preku portën me një tjetër goditje nga jashtë zonës. Për sa kohë që e ka, është gjithmonë një zile alarmi por e keqja eshte se me shume rri fikur se sa ndezur.

Giroud 5.5: ai nuk ka topa të shumte, por ate që merr, pastër, e gjuan jashtë. Mbrojtja e Sasuolos dhe manovra e shokëve të skuadrës që nuk arrijnë të krijojnë gjëra të mëdha bëjnë pjesën tjetër. (nga 72’ Adli 6: jo një ndikim i bujshëm në lojë, edhe pse duhet thene se deshira nuk i mungon)

Pioli 5.5: shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Bolonjës, në një farë mënyre ndikojnë në përgatitjen e një ndeshjeje. Skuadra nuk realizoi asnjë gjuajtje në portë përveç asaj të Pobega. Lëndimet e Rebic dhe Origit e komplikuan më tej planin, por me pesë ndryshimet në dispozicion, ndoshta ai mund të shkonte në vazhdën e vazhdimësisë.