Notat e Salzburg-Milan | Gazzetta shpëton vetëm pesë, kryqëzon tri futbollistë!

Kurre nuk duhet nënvlerësuar grupi i Champions League. Shumë ishin shfaqur te lumtur pas shortit në Stamboll, duke konsideruar Salzburg nje ekip dyshek ashtu si Dinamo Zagreb por duke harruar se ne kete kompeticion ska ekipe te dobeta nese nuk luan me 100%.

Dje prova Salzburg doli të ishte më e vështirë sesa pritej. Kaq shumë rreziqe ndaj një skuadre që di të luajë futboll dhe mburret me individualitet të shkëlqyer në nivel teknik. Ecuria e kuqezinjve në një nivel të përgjithshëm ishte e mjaftueshme, jo pa probleme. Por jo shumë në një nivel të vetëm u dalluan për një paraqitje të mirë në Red Bull Arena.

Si zakonisht, Gazzetta dello Sport ka publikuar sot vlerësimet dhe notave te lojtarëve të Milanit. Jo shumë elementë të konsideruar të mjaftueshëm, një rënie e përgjithshme e performancës krahasuar me derbin e së shtunës së kaluar.

Alexis Saelemekers, autori i golit të barazimit, konsiderohet më i miri i kuqezinjve. Vlerësimi 6.5 për belgun që përfaqëson zgjedhjen e duhur të Piolit që në minutën e 1-te. Vlerësohet me 6 për Maignan, i cili nuk lë përshtypje të mirë në golin e pranuar, por bën një rikthim të madh me të paktën disa ndërhyrje të shkëlqyera.

E mjaftueshme ka qenë edhe performanca e Tomorit, i cili ka shfrytëzuar mirë fizikun e tij në mbrojtje, Tonali gjithmonë luftues në mesin e fushës dhe Leao që këtë herë ndizet herë pas here.

Gazzetta-s u ndal edhe te aktivizimet e Pobega dhe Origi gjatë ndeshjes në zhvillim, te konsideruar të mjaftueshem. Kontribut i ndershëm për kauzën dhe disa lojëra të rrezikshme, sidomos nga ish-sulmuesi i Liverpool.

Disa lojtarë të Milanit megjithate ngelen ne klase! As Kalulu dhe as Theo Hernandez nuk bindin në mbrojtje, të dy të gjykuar me një notë të dobët 5.5 në raport. Qendrori humbet Okafor me rastin e 1-0, kurse Theo ben dy gabime duke i dhuruar topa te rrezikshem kundershtarit qe me pak cilesi me shume mund te kishte shenuar.

I vlerësuar me 5.5 edhe Bennacer që vuan nga shpejtësia e Salzburgut dhe vuan në kontrastet dhe fal edhe topin e golit te pare te austrikave. Dobet edhe nënshkrimi i ri Sergino Dest që demonstron atë që pritej: i shkëlqyer në fazën e shtytjes, hezitues kur duhet të mbroje.

Por, ka edhe nota totalisht zhgenjyese si 5 për Olivier Giroud. Luan pak në lojë dhe nuk i shfrytëzon ato pak mundësi që ka në këmbën e majtë, thuajse i përgjumur. Por francezi është në shoqëri të mirë: e njëjta shenjë e pamjaftueshme për një Calabria. Ne nje rang edhe De Ketelaere nga i cili pritet shumë më tepër: përveç një aksioni – ai i golit – praktikisht nuk është parë kurrë.