“Nuk bëhej fjalë fare me Maldinin…” Torino zbulon prapaskenat me Pobega! Zbulohet motivi pse ai dhe Gabbia nuk u larguan

Torino provoi deri ne ditet e fundit te merkatos te kthente Pobega dhe madje do te ishte gati te ofronte edhe para per blerjen e tij dhe jo me ne huazim por ne Casa Milan gjeti “deren e mbyllur”.
Davide Vagnati, drejtori sportiv i Torinos, u shpreh në këtë mënyrë në konferencën për shtyp për negociatat për ta rikthyer Pobega-n te ekipi granata: “Te Pobega nuk e kishim opsionin e blerjesn dhe te them te drejten Milani as që donte të fliste për një shitje përfundimtare”
“Ne u perpoqem pasi dime cilesite e djaloshit dhe se sa pune do te na bente por nuk kishim asgje ne dore”, u shpreh drejtori sportiv. Milani kishte mare vendimin me kohe dhe sigurisht qe mesfushori do te kthehej dhe qendronte.
I rritur ne Triest te Triestina, ai do te kalonte qe 9 vjec te Milani dhe me pas ne moshen 19 vjec do te niste nje sere huazimesh nga Ternana në Serinë C te Pordenone, Spezia dhe Torino ne Serie A. Ne asnje nga keto huazime nuk eshte dhene formula e blerjes nga Milani.
Kjo edhe per shkak te listave UEFA, qe duhet thene vleresojne dhe japin hapesire me shume per ata qe rriten ne fidanishten e nje klubi, ashtu sikurse ndodhi edhe me mos largimin e Gabbia, pasi Thiaw do te mbetet jashte dhe italiani do te jete ne liste.



