Nuk do ta besoni kush ka mbetur jashtë! Zbulohen 4 sulmuesët që ka thirrur Reja për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës

Zbulohen emrat e thirrur nga trajneri Edi Reja në Kombëtare për sa i përket ndeshjeve eleminatore të Ligës së Kombeve përballë Izraelit dhe islandes.

Sipas burimeve të Ora News, për ndeshjen 24 shtatorit në transfertë me Izraelin dhe për ndeshjen e 27 shtatorit me Islandën në Tiranë, trajneri Reja ka thirrur mbrojtësin Albi Doka, që nuk ka qenë në listën e grumbulimit në ndeshjet e fundit

Doka, i cili luan në kampionatin hungarez të futbollit me skuadrën Budapest-Honved do të jetë një alternativë për linjat e mbrojtjes e cila ka shumë mungesa, pas dëmtimeve të fundit.

Gjithashtu mësohet se në kombëtare është thirrur edhe futbollisti Keidi Bare nga kampionati spanjoll. Fieraku, ka pasur një ndërhyrje mjekësor këtë verë dhe minutat për të kanë qenë të pakta në La Liga .

Gjithashtu në listën kuqezi do të rikthehet portieri Thomas Strakosha, i cili tashmë aktivizohet në kampionatin anglez me Brenford, dhe do mungojë Gentian Selmani.

Përsa i përket vijës së sulmit, kombëtarja do të ketë katër sulmues për këto dy takime të rëndësishme. Ata do të jenë Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Tautlant Seferi. Siç duket në këtë listë do të mundojnë futbollistët Bekim Balaj dhe Rey Manaj, ky i fundit i demtuar.