“Nuk e njihja Maignan, por tani mund ta them…” Legjenda e portës italiane i befasuar nga francezi

Performanca e jashtëzakonshme e Mike Maignan tashme prej me shume se nje viti te Milani nuk befason me askend… Duket sikur Donnarumma nuk ka luajtur kurre ne porten kuqezi. Portieri i kuqezinjve u imponua menjëherë në Itali, duke u bërë numri 1 në pak muaj.
Një paraqitje gjithmonë e nivelit, e cila befasoi Dino Zoff-in, legjenden e portes italiane. “Ishte vendimtar, dha besim në të gjitha frontet dhe në derbin e fundit ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm”, tha ai në një intervistë për L’Equipe.
Zoff pranoi se për shkak se futbolli francez është “më pak i parë dhe i vlerësuar në TV”, ai nuk e njihte Mike Maignan përpara se të nënshkruante për Milanin. “Ai është një profil i plotë, shpër*thyes dhe i rregullt ne paraqitje. Personaliteti i tij është vendimtar dhe e dallon sapo e sheh ne fushe duke folur me shoket e repartit”.
Së fundmi, për Zoff, klubi kuqezi “nuk humbi në shkëmbimin me Donnarumma”, edhe pse PSG “fitoi një portier shumë të ri dhe të fortë”. Legjenda eshte i bindur se nga e keqja e humbjes se Donnarumma-s, Milani mori me te miren e mundshme.



