“Nuk ishte niveli i Milanit ky…” Tomori pranon kritikat. Saelemaekers: “Europa ndryshe, por jemi të fortë”

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, është shprehur pas barazimit ndaj Salzburg 1-1 per  MilanTV: “Ishte një ndeshje si ajo që menduam. Ata janë të fortë në presing, të shpejtë përpara, dinë të shkojnë ne thellësi.

Mendoj se luajtëm mirë. , padyshim që mund të bënim më mirë, por një pikë këtu është e vështirë për t’u marrë. Kështu që ne jemi të lumtur, por mund të bëjmë më mirë.”

Milani, pasi kaloi ne disavantazh nuk u dorëzua … “Nëse jemi ne disavantazh, tani e dime se mund të arrijmë ta permbysim. Është më mirë të mos pësojmë gol, por nuk e ulim kokën kur shkojmë ne disavantazh”

Grupi është më i ndërlikuar nga sa mendonit? … “E dinim se do të ishte e vështirë. Marrja e një pikë në Salzburg është e mirë. Ne luajtëm mirë, por jo në nivelin tonë. Ndeshjen tjetër, kundër Dinamo Zagrebit, duhet të bëjmë më mirë dhe po, mund të kualifikohemi.”

Pas barazimit kundër Salzburgut, Alexis Saelemaekers tha për Sky: “Jam i kënaqur me golin, ishte një ndeshje intensive. Ne patëm një ndeshje të mirë. Në Evropë luhet futboll i ndryshëm, por ne jemi të fortë dhe duhet të jemi të fortë në Evropë gjithashtu…”.

Për performancën e tij: “Në fillim ishte pak e vështirë, por tani ndihem mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu”. Për objektivat ne Champions League: “Le të mendojmë per ndeshjen e radhes, pastaj të shohim se ku po shkojmë. Ne duam të bëjmë diçka të mirë.”