“Nuk jemi thes për t’u goditur, Milani pak më i fortë se ne! Do ta sulmojmë” Trajneri i Dinamo Zagrebit paralajmëron

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Ante Cacic, në konferencën për shtyp para Milanit, foli para medieve: “Na pret një ndeshje e madhe, vendoset se kush do të qëndrojë në Evropë. Sepse po vjen një ekip i madh: Milani.

Jam i lumtur dhe krenar. sepse na pret një shfaqje tjetër. Milani është favoriti, por ne duam të shohim pranverën në Evropë. Duam të kënaqim tifozët. Duhet të japim gjithçka. Nëse mundemi dhe me një dozë fati sportiv, mund të marrim rezultatin e dëshiruar”.

Si është skuadra? “Situata në ekip është e mirë, të gjithë janë në dispozicion. Kjo është ndeshja jonë e 26-të këtë sezon dhe është një sukses i madh që kemi kaq shumë lojtarë të shëndetshëm.”

Çfarë duhet të bëjë skuadra juaj ndryshe nga ndeshja e parë? “Duhet të jemi pak më të guximshëm. Të jemi më vertikal. Duhet të jemi të përqendruar për maksimumi 90 minuta. E pamë në Milano që mund të luajmë kundër tyre. Lojtarët janë të vetëdijshëm se nuk ka një ndryshim drastik në cilësi dhe se nëse japim maksimumin, shanset tona rriten”.

Si do ta ndaloni Leaon? “Duhet të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar hapësirat për të mos përdorur shpejtësinë e tij. Na pret një lojë kërkuese, shpresoj për një Dinamo të guximshme”.

Nuk jeni Hirushja e grupit… “Chelsea luajti në Zagreb, tani vjen Milani. Ne nuk jemi një thes për të goditur. Diçka që të gjithë e kemi mësuar, pas katër raundeve gjithçka është e hapur. Gjithçka thotë se shanset e Dinamos janë të mira, dua që lojtarët të luajnë me gëzim dhe pa probleme”.