Nuk pendohet që i mori jetën vëllait. I kishte edhe 150 mijë euro borxh: Detajet

Arsen Muskurti nuk ka shprehur asnjë pendesë për marrjen e jetës së vëllait të tij Dritan Muskurti, i njohur edhe me emrin Alban, 44 vjeç dhe bashkëshortes Nora, 33 vjeçe.

Duke pranuar autorësinë, Arsen Muskurti, deklaroi se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme dhe të shpeshta ku në qendër të tyre ka qenë pikërisht pronësia e agjencisë së udhëtimit që drejtohej nga çifti që nuk rron më.

Arsen Muskurti akuzonte vëllain, Dritanin se bashkë me të shoqen kishin hapur adresa false në emër të tij dhe e of3ndonin në rrjete sociale. Pikërisht për këtë gjë, 38-vjeçari disa herë kishte bërë kallëzim në polici.

Dy ditë më parë, mes tyre kishte patur sërish tension për parkimin e makinës. Pasi i mori jetën vëllat dhe kunatës, 38-vjeçari Arsen Muskurti ar!mën e krimit e fshehu në kasafortën e këtij dyqani, i ndodhur vetëm 10 metra larg agjencisë së udhëtimeve në pronësi të çiftit.

Sipas “ABC” pak orë para se kryente aktin, Arsen Muskurti kishte marrë nga Gjykata e Tiranës fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo pasi ka pasur një kallëzim nga i vëllai të cilit i mori jetën.

Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit, dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave.
Edhe vitin e kaluar, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje që i ishte refuzuar, ndërsa banorë të zonës kishin njoftuar disa herë policinë për 38-vjeçarin për shkak të debateve që kishin me të.

Në sajë të hetimeve të kryera, mësohet se Arsen Muskurti i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Për këtë gjë, viktima kishte hapur proces gjyqësor. Arsen Muskurti kishte kër!cënuar edhe avokaten e të vëllait për shumën e parave që i kërkohej.

Referuar informacioneve të “ABC”, si besimtar mysliman, 38-vjeçari mësohet se kishte 3 gra. Dritan Muskurti u q3llua në fytyrë ndërsa bashkëshortja e tij Nora, kishte marrë 4 god!itje në gjoks.