Nuk u kualifikua në finale, Ronela Hajati reagon pas natës së djeshme

Shqipëria nuk ishte një nga 10 vendet finaiste të përzgjedhur në Eurovision, megjithatë Ronela Hajati ka pohuar se ka fituar turmën.

“Edhe sikur të isha në finale, do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua,” ka shkruar ajo në Instagram.

Ronela performoi “Sekret”, e para në radhë e shoqëruar me balerinët profesionistë mes tyre edhe Klaudia Pepa.

Shtetet që u kualifikuan në finale janë:

1. Zvicra

2. Armenia

3. Islanda

4. Lituania

5. Portugalia

6. Norvegjia

7. Greqia

8. Ukraina

9. Moldavia

10. Hollanda

Nuk u kualifikua në finale, Ronela Hajati reagon pas natës së djeshme