Nxënësit dhe prindërit e shkollës në Durrës, nuk duan fëmijën autik në klasë. Kërkojnë zgjidhje

Për të dytën ditë radhazi nxënësit e klasës IV C në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës kanë braktίsur mësimin, të mbështetur edhe nga prindërit e tyre. Arsyeja është e trishtë dhe për tu habitur.
Shkak për këtë situatë të pazakontë është bërë fakti se në klasë është një fëmijë autik, i cili për shkak të situatës së tij, tregohet i dhμnshëm me bashkëmoshatarët.
Sipas prindërve, episodet kanë qenë nga më të ndryshmet, që prej shkelmave, grμshteve deri në prerje të flokëve të fëmijëve në klasë, prandaj ata kërkojnë largimin e nxënësit autik.
Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të mund të zhvillojnë normalisht procesin mësimor dhe të mos dhμnohen. Por nga ana tjetër, drejtori i shkollës Eduart Prenga thotë se shkollat po shkojnë drejt gjithëpërfshirjes dhe jo ndarjes, prandaj ai e konsideron kërkesën e prindërve të pabazuar në ligj.
Sipas drejtorit Prenga, ndryshe nga dy klasat e tjera të katërta, që kanë 30 nxënës, e katërta C ka vetëm 20 nxënës për t’u dhënë mundësi mësueses kujdestare dhe asaj ndihmëse që t’i dedikojnë më tepër kohë nxënësit autik.
Pavarësisht kërkesave në Zyrën Arsimore Vendore dhe Drejtorinë e shkollës, prindërit e 19 nxënësve të kësaj klase ende nuk kanë gjetur zgjidhje./Durrëslajm





