Nxorri flamurin shqiptar dhë atë turk në shtëpinë e tij, policia greke i shkon direkt…

Policia greke ndaloi një shqiptar pasi ka valëvitur flamurin turk dhe atë shqiptar në banesën e tij. Lajmi ka bërë bujë në mediet greke.
Denon.cimi është bërë nga banorët e lagjes, ku ndodhej banesa. Sipas mediave greke, ky ka qenë një provokim nga shqiptari.
Fakti ka marrë vëmendje të shtuar edhe për faktin se pasi flamuri u valëvit në një lagje ku pjesa më e madhe e banorëve janë punonjës të Forcave të Armatosura. Rasti është nën hetim.
Kujtojmë se një incident i ngjashëm ndodhi pak ditë më parë në Shqipëri në Gjirin e Lalzit, ku një pushues nga Tirana grisi flamurin turk.
Pasi ai e postoi videon në rrjetet sociale, ngjarja u bë e madhe, policia e identifikoi dhe e arr.estoi. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të mëdha.
Shumë turq që jetojnë në Shqipëri, madje disa prej tyre janë figura publike, u shprehën tejet të zhgënyer nga ky veprim i burrit nga Tirana.





