Olimpiakosi fton 19-vjeçarin sot për ndeshjen në Europa League, Alban Bushi gati t’ia rrëmbejë Greqisë

Olimpiakosi do të përballet ndaj Nantes në Europa League. Së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe 19-vjeçari shqiptar, Andrea Ndoji.
Mesfushori me origjinë nga Shkodra do të jetë pjesë e kësaj ndeshje të rëndësishme në kompeticionin europian. I rritur te moshat e Olimpiakosit, Ndoji është gjithashtu pjesë e Greqisë U-19.
Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se Alban Bushi e ka pëlqyer këtë element dhe pritet që ta grumbullojë për ndeshjet e ardhshme të Shpresave.
Ky i fundit siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ka firmosur nje kontrate 4 vjeçare me klubin e Olimpiakos dhe luan kryesisht me ekipin B te tij, por prej dy ditesh eshte ftuar ne stervitje nga ekipi i pare.
19 vjeçari shtatelarte qe luan ne rolin e mesfushorit te qendres, konsiderohet nje element i se ardhmes nga drejtuesit e klubit greke dhe si rrjedhoje po investojne per te.
Megjithate dita e sotme, perpos kenaqesise te stervitjes me ekipin e pare, i ka dhene atij te tjera emocione nga prania ne ekipin e pare, duke u grumbulluar ne nje kompeticion si Europa League.





