Olta vesh streçe leopardi dhe bën kërcime të “nxèhtâ”, Bledi Mane e përgjon






Banorët kanë qenë ditën e sotme duke bërë prova për detyrat që u ka lënë Vëllai i Madh, teksa performancat e tyre do ti shikojmë në Prime të shtunën.





Ndërkohë Olta ka qenë duke kërcyer, me streçe leopard dhe lëvizje shumë sensuale pas derës kamerat kanë kapur gazetarin Bledi Mane duke e “përgjuar”.





Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte.





Ai i ka vëzhguar vajzat, Oltën dhe Tean në heshtje pas derës, teksa nuk u ka thënë asnjë fjalë dhe më pas është larguar.





Nderkohe në një diskutim midis banorëve, Bledi u shpreh se Kristin e sheh frikacak në lojë.Për të Kristi bën disa hapa dhe më pas stepet.





Kristi e pranoi këtë gjë duke thënë se ai kishte përgatitur një listë gjërash, që nuk do ti bënte kurrë pasi të bëhej pjesë e shtëpisë.





Ai shprehet se nëse do të shikonte një debat të ashpër, do të stepej.Kristi tha se për lojë nuk do të bënte çdo gjë, vetëm kështu ai do mund të ruante imazhin e tij.






