Operacioni anti-kanabis/ Bie në humnerë efektivi, nxirret pas 12 orësh dhe transportohet drejt Tiranës

Një efektiv ka rënë në një humnerë në zonën e Dukagjinit, në fshatin Shosh, gjatë një operacioni anti-kanabis në këtë zonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të një dite më parë dhe janë dashur plot 12 orë që nënkomisar Rrok Frroku, 54 vjeç, të nxirrej deri në një pikë ku mund të ulej helikopteri për ta marrë.
Nga rënia në humnerë, efektivi 54-vjeçar ka marrë lëndime të shumta në trup.
Efektivi do të transportohet drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.
Aktualisht ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e parë oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti, deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.







