Osmani takohet edhe me ish-presidentin e Kosta Rikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-Presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada.

Sipas njoftimi nga presidenca bëhet e ditur se takimi ka ndodhur mbrëmë në San Jose të Kosta Rikës.

“Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë rolin aktiv të Presidentit Alvarado për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Osmani takohet edhe me ish-presidentin e Kosta Rikës
Vjosa Osmani në Kosta Rika

Gjatë qëndrimit në Kosta Rikë, Osmani ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gatë këtij takimi Osmani i ka përcjellur urimet më të mira Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re./Shqip.com

Lexo edhe:

Osmani: Kosova i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë