Pamjet e gruas me njërën cicë më të madhe se tjetrën bëhen virale: “nuk më prishin punë fare”

Imogen Grace, 26, është duke pranuar plotësisht trupin e saj dhe ka refuzuar operacionin në shërbimin shtetëror anglez për të rregulluar gjoksin e saj. Njëri prej gjokseve është më i madh, ndërsa tjetri është rreth gjysma e madhësisë. Shiko videon më poshtë.

Imogen vuri re shumë herët se gjoksi i saj po rritej me ritme të ndryshme: “Isha vetëm 11 vjeç kur kalova pubertetin dhe gjokset e mia dolën shumë herët. Në gjimnaz vura re se kisha gjoks më të madh se tjetri. I thashë mamasë sime që më çoi te mjekët dhe ata nuk u çuditën aspak. Thjesht thanë se do më rriteshin njësoj, por nëse nuk do të ndodhte do të kthehesha në moshën 18-vjeçare dhe mund të bëja një operacion.

Imogen u kthye në moshën 18-vjeçare te doktorët, por ajo vendosi të mos i nënshtrohej një operacioni: “nuk ndjeja se ndryshimi i madhësisë po më shqetësonte,” thotë ajo. Pra, hoqi dorë nga operacioni dhe që atëherë Imogen e quajti veten Mbretëresha e Cicave të çuditshme dhe ka fituar mjaft ndjekës në TikTok dhe OnlyFans.

Ajo tani e ka kthyer imazhin e saj në biznes: “Kur u futa në TikTok, themelova kanalin tim të cicave të çuditshme dhe tani kjo është pika ime e fortë në OnlyFans.”

Të kesh gjoks me përmasa të çuditshme nuk ka ndikuar shumë në marrëdhëniet e Imogen-it: “Unë kam pasur partnerë dhe ata nuk janë të çuditur nga kjo, unë vetë nuk jam e mërzitur kështu që nuk e shoh kuptimin të korrigjoj diçka që nuk më shqetëson vërtet”.

Megjithatë Imogen ende merr komente të forta në internet: “Të gjithë japin një mendim për gjoksin tim. Kam shumë komente të këqija, por thjesht i kaloj ato. Nëse janë vërtet keq, i bllokoj.” Megjithatë, ajo ka një sens të shkëlqyeshëm humori për komentet dhe nuk mërzitet shumë.