Paolo Maldinit i plotësohet një ëndërr nga Milani! “Emocion i bukur, im atë më solli këtu…”

Tribuna e vogël e qendrës sportive Milanello iu kushtua Cesare Maldinit. Sot Milani e ka zyrtarizuar këtë lajm të bukur dhe sigurisht qe eshte totalisht i merituar…
Klubi kuqezi dhe partnerët e tij Socios.com kishin nisur një sondazh për të përcaktuar se cila legjendë do të emërohej tribuna e pranishme në vendin ku stërvitet skuadra.
Rezultatet panë që Cesare Maldini të triumfojë me 70.4% te votave përpara Nereo Rocco (16.85%) dhe Nils Liedholm (12.75%). Nuk mund të mungonin fjalët e Paolo Maldinit, i lumtur që pa një homazh të ri për babain e tij dhe në një vend shumë domethënës:
“Një emocion i bukur, kujtimi im i parë për Milanellon është pikërisht nga kjo fushë ku na mori babai kur kishte lene futbollin dhe ishte duke ndihmuar Nereo Roccon.
Unë dhe vëllai im luanim bashke ketu nje kunder nje. Familja ime ka shkruar faqe të rëndësishme me këto ngjyra dhe jam krenar per kete gje”. Ishte sondazhi me performancën më të mirë të kryer nga AC Milan dhe Socios deri më tani.
Vazhdimi i partneritetit mes dy markave është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare acmilan.com. Bashkëpunimi ka nisur në janar 2021 dhe po kënaq të dyja palët.



