Paralajmëroi se do bëjë dasmë/ Ilir Shaqiri dhe Emanuela drejt altarit këtë fundjavë

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka zbuluar më parë se do të realizojë një dasmë prej vërteti, pasi në Romë është martuar me bashkëshorten e tij, Emanuelën, vetëm me 14 veta.

Mediat shqiptare kanë zbuluar se koreografi dhe bashkëshortja e tij do të shkojnë drejt altarit këtë fundjavë.

Sipas “Vip Magazine”, ceremonia do të mbahet të shtunën, në një restorant pranë bregdetit të Durrësit.

Në dasmën e tyre do të marrin pjesë më shumë se 100 persona, ndërsa nuk janë zbuluar ende më shumë detaje.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri është martuar me Emanuelën disa vite më parë vetëm me një celebrim në bashki dhe një darkë familjare.

Ata janë njohur në një program televiziv në Milano dhe ka qenë Emanuela ajo që ka hedhur hapin e parë. Ata kanë edhe një vajzë, Emily, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit./ CNA.al