Partia e Lirisë prezanton emrin e kryetarit të saj: Sot në 13:15 del para gazetarëve

Partia e Lirisë ka “prezantuar” kryetarin e saj. Jo se e ka ndryshuar, është i njëjti Ilir Meta, por e kanë prezantuar me mbiemrin që ka në gjendjen civile: Ilir Metaj.
Në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitet e ish-Kreut të Shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.
“Përshëndetje! Në orën 13.15 kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Metaj do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët. Sinjali nga fibra dhe Facebook-u. Ftojmë të gjithë gazetarët”, thuhet në njoftim.
Meta i është rikthyer mbiemrit të vjetër, për të qenë “politikisht korrekt”. Në dokumentin e Autoritetit të Dosjeve thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe.
Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet ’90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.
Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet ’90, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më. Burimi in partis Vox News





