Pas Milan-Juventus, Pioli pranon: “Nuk është i lumtur por e di…”

Stefano Pioli ka komentuar fitoren ndaj Juventusit në mikrofonat e DAZN. Ai e ka nisur duke thurur elozhe për Tomori: “Ka një shpirt dhe pasion të jashtëzakonshëm. Shikoni si gëzohet edhe kur shënon. Është i madh, perfundimisht!”.

Për ndeshjen: “Ishte një lojë me intensitet të madh. Në 20′ e para humbëm disa pasime baze te lojes tone dhe për këtë arsye i dhamë disa rinisje të Juventusit. Ndjekjet dhe sakrificat janë pjesë e lojërave. Leao duhet të bëjë hapin e fundit në fazën e moszotërimit. Kthimi që bëri në pjesën e dytë do të thotë se ishte në lojë dhe i fokusuar”.

Për grupin: “Ne ishim një ekip sonte. Në Londër u përçamë, bëmë shumë gabime. Sot ishim më shumë një ekip, duhet ta bëjmë këtë në të gjitha garat dhe jo vetem ne ndeshje te caktuara, e dine dhe djemte”.

Për zgjedhjet e formacioneve: “Diaz kishte luajtur tashmë në të djathtë. Doja pak substancë dhe fizik në mes dhe më shumë një me një nga jashtë me Diaz dhe Leao. Punoi mjaft mire, ne e mbajtëm mirë fushën.”

Për De Ketelaere në të djathtë: “Në këtë moment të mungesës së lojtarëve në të djathtë Charles mund te luaje, sot ai hyri mirë. Por për mua në të djathtë cilësitë e tij nuk janë përmirësuar. Diaz mund ta bëjë më mirë si anësor i djathtë, ndërsa për mendimin tim De Ketelaere bën më mirë në qender te fushes”.

Për presingun: “Në pjesën e parë të dy skuadrat luajtën me intensitet të madh dhe prandaj po gabojmë më shumë. Në Londër bëmë shumë gabime. Sot kemi dhënë energji të madhe, urime djemve që e merituan këtë fitore.”

Për Diaz: “Ai është i mrekullueshëm. Si të gjithë ai që dëshiron të luajë gjithmonë, ai duhet të jetë i mirë në shfrytëzimin e çdo mundësie ashtu siç po bën. E di që ai nuk është shumë i lumtur me zgjedhjet e mia, por ai gjithmonë ka qenë shumë i dobishëm. “.