Pas shokut të saj, 16-vjeçarja mbyll sytë në Itali! Familja merr vendimin e jashtëzakonshëm, shpëton jetën e të tjerëve

Thellohet dhimbja pas a ksidentit të ndodhur në Statale 16 në Viserba ku humbi jetën Simone De Luigi, 18 vjeç, i cili drejtonte një motor skuter.

Pas një javë përpjekjesh dhe mundimi të cdo mjeku, humbi betejën edhe Giada Pensierini, 16-vjeçarja që ishte pasagjere me shokun e saj.

Përcjellja e Simones për në banesën e fundit u bë të shtunën e kaluar, në Sanctuary of Valdragone. Ndërsa nesër, në orën 15:30, në kishën e San Giuseppe di Gualdicciolo, do të bëhet dhe ceremonia mortore e 16-vjeçares.

Familja autorizoi heqjen e organeve të vajzës të cilat do të dhurohen për të shpëtuar shumë jetë të tjera, u shprehen familjarët.

Ndërkohë, policia rrugore e Riminit, po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar një mërzi dhe trishtim të thellë te të gjithë, duke parë moshën e re të dy viktimave, që ishin në lule të jetës.