Pasi u mori jetën fëmijëve 7 dhe 10 vjeç, i mbylli në një valixhe dhe u largua në një shtet tjetër

Një grua 42-vjeçare besohet se ka planifikuar dhe kryer aktin ndaj dy fëmijëve të saj të vegjël në vitin 2018, mbetjet e të cilëve u gjetën në valixhe më 11 gusht në Zelandën e Re. Gruaja që pasi u mori jetën dhe i mbylli në një valixhe, ishte larguar nga Zelanda e Re drejt Koresë së Jugut, ku u kap më në fund nga policia.
Gruaja, që besohet të jetë nëna e dy fëmijëve të gjetur në valixhe, një Zelandeze e Re me origjinë koreane, u kap nga policia Koreane me kërkesë të Zelandës së Re. Policia njëzet ditë më parë kishte identifikuar mbetjet e dy fëmijëve që në momentin e vdεκjεs ishin 7 dhe 10 vjeç.
Gruaja do t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit, shtoi policia e dy vendeve që bashkëpunuan në hetim. “Të enjten policia arrestoi të dyshuarin në një banesë në qytetin port të Ulsanit”, pas një vëzhgimi të gjatë të kryer edhe me kamera CCTV. Çështja është shumë delikate dhe hetimet e cilësuara nga hetuesit si “shumë të vështira”, janë vetëm në fillim.
Εshτraτ u gjetën në valixhe në Zelandën e Re muajin e kaluar. Një familje po kërkonte dy valixhe të mëdha të blera në një ankand së bashku me sende të tjera të braktisura prej kohësh në një magazinë të qytetit kur u shfaq tmεrrί. Familja që gjeti trupat nuk ka asnjë lidhje me to.
Në bazë të analizave fillestare, menjëherë u duk se fëmijët kishin disa kohë që kishin humbur jetë dhe trupat e tyre ishin ruajtur në valixhet brenda kutisë për të paktën tre ose katër vjet.
Gruaja e arrestuar dje dyshohet se ka ikur në Korenë e Jugut në vitin 2018 pasi u mori jetën fëmijëve te saj 7 dhe 10-vjeçarë në Auckland, thanë autoritetet. Një gjykatë e Koresë së Jugut do të shqyrtojë nëse do ta ekstradojë atë.





